Presidenca Portugeze e BE-së ka filluar kontakte politike me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut duke bërë përpjekje për të arritur kompromis për të caktuar një datë për zhvillimin e një konference ndërqeveritare për fillimin e negociatave për aderim në BE, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Këtë e bëri të ditur Anna Paula Zakarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.
Anna Paula Zakarias përsëri ka siguruar se kjo është një prej çështjeve me prioritet për Presidencën e vendit të saj. “Besojmë se ka nevojë për debate politike dhe do t’i zhvillojmë kur të ketë një besim të plotë mes dy partnerëve”, ka nënvizuar ajo.Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..