Komisioni juridik parlamentar miratoi në lexim të parë korrigjime në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat u japin mundësi qytetarëve në karantinë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas korrigjimeve votimi do të bëhet me kuti lëvizëse votimi në qendra të veçanta votimi. Do të ketë vende të posaçme për votim në spitalet me pacientë me Covid-19.
Të gjithë qytetarët me dokumente identiteti të skaduara do të mund të votojnë. Qëllimi është të shmanget grumbullimi para departamenteve të Ministrisë së Brendshme.
Votimi i parë mbi ndryshimet në rregullat e zgjedhjeve në sallën plenare është caktuar për të premten.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..