Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i “Qendrës së Kredive”.
Ai vuri në dukje se po rritet likuiditeti në sistemin bankar – depozitat rriten dhe tashmë janë me përmasë mbi 60 mlrd. leva (30.67 mlrd. euro). Në këtë sfond kreditë e popullsisë janë pak mbi 25 mlrd leva (12.78 mlrd. euro).
Tregu i pronësisë së paluajtshme nuk është i prekur nga kriza e koronavirusit, edhe sa u përket çmimeve, edhe sa i përket interesit ndaj kredive hipotekare, tha gjithashtu Tihomir Toshev.Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..