Ndërtim i fermave turistike në rajonet midis zonave të urbanizuara dhe tokave bujqësore në Ballçik - kështu bashkia shpreson të tërheqë pushues në afërsi deri tek bregu i detit. Ideja është regjistruar në planin e ri për zhvillimin e saj deri në vitin 2027, i cili do t’i nënshtrohet diskutimit publik.
Përveç shijimit të kontaktit me valët e detit, pushimi në fermat e vogla do të propozojë qetësi dhe një mjedis ekologjik. Sipas dokumentit do të kërkohen po kështu dhe mundësi të reja për pushim në disa fshatra, të cilat mund të kthehen në zona vilash për një pushim alternativ, mes dhuratave të natyrës.
Sezoni turistik po fiton vrull. Ai u hap zyrtarisht më 31 maj në Pomorie nga Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh, por duke pasur parasysh temperaturat e larta të ditëve të fundit, fluksi i turistëve është bërë më i dukshëm, thonë përfaqësuesit..
Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe..
Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për..
Në verën e vitit 2025, pritet një interes rekord për kampet e fëmijëve në Bullgari, tregojnë të dhënat nga platformat turistike. Ka dy tendenca kryesore..