Dhjetëra njerëz u mblodhën përpara Ambasadës së Rusisë në Sofje për të shprehur pakënaqësinë e tyre me arrestimin e liderit të opozitës Aleksej Navallni. “Arma e vetme e Navallnit është e vërteta, dhe në Rusi për këtë arrestojnë. Motoja jonë është “Shikoni Rusinë dhe mendoni për Bullgarinë”, theksuan protestuesit.
Demonstrata u organizua nga opozitari rus Evgenji Çupov, i cili një vit më parë kërkoi strehim politik në Bullgari. Më shumë se 120 shtetas rusë u mblodhën gjithashtu para Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Varna.
“Ne dënojmë arrestimet e demonstruesve paqësorë që mbështesin Aleksej Navallni në të gjithë Rusinë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm. Liria e protestës paqësore duhet të respektohet”, shkroi Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva në Twitter lidhur me arrestimet e shumta të mbështetësve të Aleksej Navallni gjatë protestave masive civile në Rusi.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..