Bullgaria mbeti në fund të klasifikimit evropian për nga sipërfaqet biologjike, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Sipas tyre gjatë 4 viteve të fundit trojet, të cilat përdoren për prodhim biologjik, janë pakësuar me 27%.
Pas nesh radhiten vetëm tri shtete-ishuj – Irlanda, Malta dhe Islanda.
Sipas fondacionit “Bioselena” problemet në sektor janë shkaktuar nga vendime të gabuara, financimi i pamjaftueshëm dhe administrimi i keq, transmetoi reporterja jonë Veselina Millanova.
Gjithsesi ekspertët shpresojnë që pakësimi drastik i sipërfaqeve biologjike t’i detyrohet spastrimit të sektorit nga firmat, të cilat e kanë filluar këtë veprimtari vetëm për shkak të subvencioneve.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..