Qeveria miratoi një Program për Zhvillimin e Forcave të Armatosura, transmetoi BTA. Numri i tyre deri në vitin 2032 duhet të jetë jo më pak se 43 000 veta, me një rezervë prej 3000 vetash. Shpenzimet për mbrojtjen duhet të arrijnë 2% të PBB-së së vendit deri në vitin 2024. Në qoftë se gjendja ekonomike lejon, shpenzimet për mbrojtje duhet të mbeten të paktën në këtë nivel, ose madje të jenë në një nivel më të lartë, është shkruar në dokument.
Saktësohet se Forcat e Armatosura duhet të disponojnë aftësitë kryesore mbrojtëse me prioritet, që t’i përgjigjen pjesës më të madhe të kërkesave minimale operative në zbatim të detyrave në kuadrin e tri misioneve të tyre kryesore – “Mbrojtja”, “Përkrahja e Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare” dhe “Kontributi ndaj sigurisë kombëtare në kohë paqeje”.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..