Si fëmijë ai dëgjon këngën e zogjve në fshatin e tij të lindjes Jamna dhe, duke ndjekur shembullin e gjyshit të tij, krijon instrumente të vogla muzikore për të luajtur me to. Ai e mori gëdullkën e tij të parë (vegël specifike muzikore bullgare) që në vitin e largët 1969 nga babai i tij, por prova e tij e parë për të luajtur në të dështoi, pasi kishte harruar për të lyer me kolofon harkun.
Sot Angell Dobrev është një nga anëtarët me të respektuar dhe me stazh më të gjatë në Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Talentin e vet të trashëguar nga disa breza muzikantësh e ka zhvilluar në Shkollën për Arte Folklorike në Kotell dhe në Akademinë për Arte Muzikore, Koreografike dhe Artistike në Plovdiv. Angell Dobrev nuk kufizohet vetëm me interpretimin e muzikës, ai është gjithashtu kompozitor i mbi 200 veprave, mjeshtëron vetë gëdullka, jep mësime, vë spektakle, është producent dhe incizon disqe, orkestron muzikë folklorike. Nëpërmjet veprimtarisë së tij të pasur përhap famën e muzikës folklorike bullgare në mbarë botën.
“Gëdullka është pjesë e jetës dhe kulturës bullgare... Folklori bullgar është një kod, i cili është i futur në natyrën tonë!” – thotë Angell Dobrev.
Mund të mësoni më shumë për muzikantin e madh në artikullin tonë “Tingulli i gëdullkës e prek thellë shpirtin e njeriut” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë. Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe..
Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..
Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..