Formacioni “Bullgaria Demokratike” do ta informojë zyrtarisht Komisionin Evropian dhe Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës për shkeljen e legjislacionit për prokurimet publike nga firma shtetërore “Avtomagistrali”/ “Autostradat”/.
Shoqëria zbaton kontrata për miliarda pa pasur konkurrencë. Duke përfituar nga fakti se është kompani shtetërore “Avtomagistrali” marrin para nga Agjencia për Infrastrukturën Rrugore. Mirëpo, firma nuk ka kapacitet dhe punon me nënkontraktorë, të zgjedhur në mënyrë jotransparente. Këtë e tregon në një video në rrjetet sociale lideri i “Po, Bullgaria” Hristo Ivanov.
Gjatë shpërndarjes së parave po krijohet një resurs korrupsioni, pohon Ivanov. Me këmbëngulje të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë Zyra e Kontrollit do të kontrollojë “Avtomagistrali”, rikujton BGNES.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..