Iniciativa më e re e banuesve të qytetit Burgas është që stolat e Burgasit të zbukurohen me citate të filmave emblematikë. Ideja lindi pasi gjatë dy vjetëve të fundit një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës tek ne u kthye në një vend të kërkuar për xhirime filmash. Qyteti është mikpritës i disa festivaleve të filmave.
Por, përse janë zgjedhur pikërisht stolat? Ata janë vendi në të cilin shumë njerëz qeshin ose qajnë, pushojnë, mendohen, lexojnë - sqarojnë punonjësit në bashki dhe shtojnë: “Shumë vajza i kanë puthura aty për herë të parë. Shumë të rinj kanë bërë planet e veta për të ardhmen aty të ulur në stolat e parkut. Nuk është mëkat dhe shkelje e ligjit që njeriu të pijë aty një birrë ose një gotë me verë, mjaft që të mos e teprojë, të mos shkatërrojë mobiliet e parkut dhe të hedhë mbeturinat në vendin jo të duhur...”
Që ta bëjnë qëndrimin më të këndshëm në të hapur gjatë verës, iniciatorët ftojnë secilin, i cili do, të përfshihet me një propozim të vet për ndonjë citat të preferuar prej ndonjë filmi.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..