Ministria e Punëve të Jashtme bën çmos që të sigurojë seksione të mjaftueshme për votimin e bullgarëve jashtë shtetit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mirëpo, data e tyre është 4 prilli dhe ajo koincidon me Pashkët e protestantëve, ndërsa shtetet evropiane mund të vendosin ndalime udhëtimi në regjionet e veçanta për festën. Këtë e tha në një intervistë për bTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zahariev. Ajo shprehu shqetësimin se kjo do të pengojë disa votues bullgarë jashtë vendit që të arrijnë në qendrat e votimit.
Gjatë diskutimit të zgjedhjeve nga Presidenti Rumen Radev me përfaqësuesit e komuniteteve bullgare jashtë vendit, nuk është kërkuar mendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për caktimin e datës, tha Zaharieva.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..