Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për dialogun Bullgaria – Maqedonia e Veriut ka nevojë për dy pala

Foto: BTA

Me Maqedoninë ose do të zhvillojmë dialog të ndershëm, ose do të zhvillojmë dialog në vazhdim të 28 viteve, siç e zhvillonin me Greqinë, tha në Karllovo Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov. Në Shkup mendojnë gabimisht se pas disa muajsh do të ndodhin gjëra të tjera, se do të ndërrohet Presidenca e BE-së dhe se do të jetë në krye Sllovenia. Ata shpresojnë gjithashtu se në Bullgari do të ndryshojë konfiguracioni politik, se në SHBA do të ketë administratë të re dhe se ndokush nga SHBA-ja, ose Evropa do të ushtrojë presion mbi qeveri, por mendoj se ata bëjnë gabim të madh për herë të radhës – nënvizoi Karakaçanov.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se gjithmonë ka hap të dobishëm, por për këtë ka nevojë për dy pala, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD