Pritet lidhja e kontratës me një kompani të shtatë prodhuese të vaksinave kundër koronavirusit, tha para BNR-së gjen. Vencisllav Mutafçijski, kryetar i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai komentoi se firmat nuk janë sjellë në mënyrë shumë korrekte dhe në fakt nuk mund të planifikohet se cili vend sa vaksina do të marrë.
Deri në fund të vitit duhet të kemi 18 mln. doza, njoftoi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas tij kalendari i vaksinimit është i balancuar, por do të aktualizohet me përfshirjen e anëtarëve të komisioneve elektorale. Sa i përket vaksinës “AstraZenekea” ai sqaroi se firma rekomandon që të mos imunizohen me të njerëz të moshës mbi 55 vjeç, sepse grupi i njerëzve të moshuar nuk është përfshirë në procesin eksperimental.
“Duhet të gjemë balancën midis dëshirës së natyrshme të njerëzve për të jetuar në mënyrë normale dhe mbrojtjes së tyre”, komentoi ai dhe nuk fshehu se tendenca për të ardhmen është shqetësuese.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...