Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 1 shkurti, deri më 30 prill zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike dhe në të njëjtën kohe shfuqizohen disa prej masave anti-epidemike.
Qendrat e mëdha tregtare hapen, palestrat do të punojnë me përdorim të 50% të kapacitetit të tyre, ndërsa kinematë dhe shkollat e arteve do të funksionojnë me përdorimin e 30% prej kapacitetit dhe mbajtjen e distancës së domosdoshme fizike.
Në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe në hapësirat publike në të hapur, kur grumbullimi i njerëzve nuk mund të shmanget, tashmë do të mbahen vetëm maska dhe jo shalle, ose helmeta mbrojtëse.
Pritet që lokalet të hapen një muaj më vonë, ndërsa klubet e natës të mbeten të mbyllura.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..