Të famshme janë sukseset e këngëtares së njohur bullgare Marija Koleva jo vetëm si soliste. Gjatë viteve ajo ishte pjesë e formacioneve të ndryshme të dhomës dhe korale - Kuartetit “Avrena”, “Zërave ballkanikë”, “Dragostin Follk”, Ansamblit Kombëtar Folklorit “Filip Kutev”, etj. Repertori dhe stili i interpretimit të këngëtares i përkasin krahinës folklorike të Trakisë. Me sukses realizon edhe projekte eksperimentale në stilet xhaz, aleatorik, word music. Incizimet e këngëtares Marija Koleva për fondin e Radios Kombëtare Bullgare si soliste e Orkestrës Popullore të medias përfshin shumë këngë nga rajoni i qytetit Karllovo të përpunuara nga kompozitorët Kosta Kolev, Hristofor Radanov, Teodosij Spasov, Radi Radev. Disa prej interpretimeve të saj u përfshin në albumet “Ikona në tinguj nga Bullgaria”, “Çelësi për misterin”, “20 vjet së bashku” etj.
Marija Koleva është një partnere e preferuar e fyelltarit Teodosij Spasov. Zëri i saj dëgjohet në muzikën e filmave ndër të cilat“Dëshirë”, “Këngët e Levskit”. Me Apostullin e Lirisë e lidh atë edhe puna e kërkimit të këngëve të dashura të heroit tonë kombëtar. Edhe emrin e vendlindjes – fshatit Vasill Levski.
Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Marija Koleva tregoi momente interesante nga rruga e saj profesionale.
“Te ne muzikantët popullorë fillimi zakonisht është në familje. Mbaj mend sesi në shtëpinë tonë të vjetër në fshat gjysha ime interpretonte këngë të gjata ndërsa gjyshi im korrigjonte tekstin. Talenti im u vu re dhe më inkurajuan të merrem me muzikë. Nëna ime gjithashtu ishte këngëtare me shumë stil megjithëse amatore. Në Shkollën në qytetin Kotell më pranuan me dy këngë që i mësova prej saj në fëmijërinë time. Kishim fat të gjithë që e filluam arsimin në Kotell te këngëtarë të njohur si Vëllkana Stojanova, Jovço Karaivanov etj. Pata kësmetin të punoja me të dy ata gjë që la gjurmë të thella në mënyrën e të kënduarit, në zgjedhjen e këngëve dhe të teksteve nga unë. Që në moshë të re u ndjeva shumë mirë në këndimin koral dhe në dhomë. Ato plotësojnë botëkuptimin dhe emocionalitetin tim.
Para kohe Marija shënoipërvjetorin e 60-të të lindjes. Me këtë rast dhe për meritat e saj ndaj kulturës kombëtare u dallua me fletën e nderit të Bashkisë së qytetit Karllovo dhe me shenjen nderi të Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Ky përvjetor u bë shkak që ajo të kujtojë disa nga përjetimet më interesante në skenë dhe si pedagoge:
“Pjesëmarrja ime në një koncert të artistëve bullgarë në Teatrin Bollshoi ishte shumë mbresëlënëse. Kam kënduar solo dhe nuk mund ta përshkruaj ngazëllimin që kam ndjerë në këtë skenë. Kjo nuk mund të përshkruhet me fjalë. Çdo vit këndoj në kremtimet në kujtim të revolucionarit Vasill Levski në qytetin Karllovo. Më kujtohet hera e parë kur më ngarkuan të kërkoja këngët e tij, të cilat ai i këndonte në fshatin Vojnjagovo, ku ishte mësues. Ishte një emocion i madh të zgjidhja njërën prej tyre dhe më pas të këndoja para Monumentit të Apostullit përpara një publiku të madh. Më ndodhi që puna pedagogjike të mbizotërojë mbi punën ekzekutive. Që në vitet studentore jepja mësime në shkollën muzikore në Kotell, punoja në shkolla të ndryshme me nxënës të huaj, krijova grupe folklorike të fëmijëve në Karllovo. Gjithnjë i vlerësoj arritjet e nxënësve të mi. Ata janë pasqyra e punës sime dhe një vlerësim për mua. Për shembull Nelli Petkova, e cila fitoi popullaritet në sajë të një shou televizive. Më vjen mirë jo vetëm që ajo është një profesioniste e suksesshëm, por më sjellë kënaqësi edhe mirënjohja e saj, të cilën e dëshmon edhe sot. Kjo nuk është pak, nxënësit të mos të harrojnë. Takimi me artin tradicional për mua është një magji. Kam ndjenjën për një mision të merrem me folklorin, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat. Kjo më kënaq dhe nuk do të hiqja dorë nga kjo magji.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal dhe BGNES
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..