Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – vendi më demokratik në Ballkan

Foto: eiu.com

Bullgaria dhe Greqia janë shtetet më demokratike në Ballkan, tregon Indeksi Botëror i Demokracisë 2020. Në klasifikimin e "The Economist intelligence unit“ (EIU) nënvizohet se “2020-ta është një vit shumë i keq për ekonominë botërore.” Bullgaria është në vend të 52-të me 6.71 pikë, duke dalë përpara të gjithë fqinjëve të saj, përfshi këtu dhe Rumaninë, e cila është në vend të 62, transmetoi BGNES.

Vlerësimi për punën e qeverisë bullgare është 5.71 dhe është më i lartë sesa vlerësimi për punën e qeverive fqinje në Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Pjesëmarrja e bullgarëve në jetën politike është vlerësuar me 7.22, që është një vlerësim mjaftë i lartë. Sa i përket procesit zgjedhor vendi ynë është në një nivel me Poloninë – 9.17.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD