Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..