Parlamenti do të vendosë nëse do të ndërtohet Centrali Atomik Elektrik “Belene” apo pajisjet e disponueshme do të shfrytëzohen për të ndërtuar bllokun e 7 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Kjo iu përgjigj Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në Parlament një pyetjeje parlamentare në lidhje me prioritetet e vendit tonë në energjinë bërthamore dhe të ardhmen e Centralit Atomik Elektrik “Belene”.
Sipas ministres Petkova, projekti i strategjisë energjetike të Bullgarisë thotë se vendi ynë ka nevojë për një kapacitet të ri bërthamor nga 2000 megavat. Sipas një raporti të ekspertëve, nuk ka asnjë pengesë teknike për përdorimin e pajisjeve të disponueshme për Centralin Atomik Elektrik “Belene” të shfrytëzohen për ndërtimin e bllokut të 7 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Sipas ministrit shpenzimet për Centralin Atomik Elektrik “Belene” që nga viti 2006 e këtej arrijnë përafërsisht 1.5 miliard euro. Tani po zhvillohet një procedurë për zgjedhjen e investitorit strategjikë për projektin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”.
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..