182 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 6.8% e totalit të 2 663 testeve të kryera janë pozitive. Shumica e të infektuarve janë në Sofje – 80, pasuar nga Blagoevgrad - 27 dhe Kjustendil - 14 raste të reja. Në 24 orët e fundit 20 njerëz kanë vdekur me Covid-19 dhe 60 janë shëruar.
3 126 pacientë me koronavirus janë në spital, nga të cilët 278 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të dhëna në Bullgari është 57 038. Një vaksinë e dytë u është bërë 17 392 personave.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..