Më 10 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare respekton dëshmorin e shenjtë të besimit Harallambi Çudibërësi nga Magnezija. Sipas besimeve popullore Shën Harallambi është sundimtar i sëmundjeve, kryesisht i murtajës.
Festa mbetet në traditën bullgare si një nga kremtet e fundit dimërore. Që nga ajo ditë njerëzit fillojnë të punojnë tokën, pasi dimri mbaron ditën e Shën Thanasit më 18 janar.
Shën Harallambi ishte një njeri shumë i drejtë dhe tregoi shenjtërinë e tij përderisa ishte ende gjallë, duke përhapur fjalën e Zotit. Ai u bë peshkop dhe kishte një ndikim të madh te njerëzit. Për këtë arsye perandori mizor romak Septimij Sever e torturoi për gati 13 vjet, vetëm për të hequr dorë nga Krishti. Ai qëndroi i palëkundur dhe i patundur, dhe besimi i tij shëroi të gjitha plagët, dhe çdo mëngjes ai agonte i paprekur. Konsiderohet se ai e mjekonte plagët me mjaltë dhe prandaj Shën Harallambi respektohet edhe si mbrojtës i mjaltit dhe i bletarëve.
Në këtë ditë, njerëzit sjellin mjaltë në tempuj, i cili bekohet dhe mbahet gjatë gjithë vitit si një kurë për fruthin, skuqjet dhe sëmundjet e tjera. Për festën, gatuhen pogaçe që lyhen me mjaltë dhe shpërndahen për shëndetin.
Bletarët bullgarë e respektojnë ditën si festa e tyre profesionale dimërore.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..