Grigor Dimitrov, i cili është Nr. 18 në skemën e Kampionatit të Hapur të Tenisit në Australi, u klasifikua për raundin e tretë të Grand Slam.
Bullgari fitoi kundër Alex Bolt, i cili ka wild card, me 7:6(1), 6:1, 6:2 në “Margaret Court Arena” në Melburn për më pak se 2 orë.
“Kalova një rrugë të gjatë gjatë 3 muajve të fundit dhe jam shumë i lumtur se arrita të vazhdoj përpara pasi fitova kundër një favoriti vendas. Gëzohem edhe për përkrahjen e bashkatdhetarëve të mi këtu në Melburn dhe i falënderoj sinqerisht”, tha Dimitrov pas ndeshjes së suksesshme.
Rivali tjetër i Grigor Dimitrovit është spanjolli Pablo Carenho Busta, Nr. 15 në skemë.Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..