Në Ballkan duhet të jemi pak më të matur kur të flasim, të respektojmë fqinjësinë e mirë dhe të mendojmë pak më shumë para se të flasim. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva në Nova TV. Ajo komentoi që pas fjalimit anti-bullgar dhe racist të profesorit serb Dragan Simeunoviç Ministria e Jashtme Bullgare ka kërkuar shpjegim nga ambasadori serb Zhellko Joviç dhe ka marrë falje.
Zaharieva mendon se dorëheqja e përfaqësuesit suprem të BE-së për politikën e Jashtme Josep Borrell pas vizitës së dështuar në Moskë nuk është temë për komente. “Borell nuk duhet të tërhiqet, sepse kjo do të rritë tensionin”, deklaroi Ministrja, pasi 71 eurodeputetë kërkuan dorëheqjen e Borell.
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..