Kryetari i Bashkisë së Shtipit të Maqedonisë së Veriut dr. Sasho Nikollov deklaroi se nuk ka asgjë kundër mësimit fakultativ të gjuhës bullgare në shkollat vendase. Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe komunikimit të mirë ai e ka bërë këtë propozim para Ambasadorit bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov, i cili vizitoi qytetin Shtip.
Të dy kanë shqyrtuar projektet për bashkëpunim transkufitar, ato të realizuara dhe ato që priten të realizohen, shkruan sajti maqedonas mms.mk.
Pyetjes së reporterëve maqedonas nëse ka shpresë për rifillimin e bisedimeve mes Sofjes dhe Shkupit Ambasadori Angellov ka deklaruar se është optimist dhe se emocionet e ardhshme duhet të qetësohen dhe të fillojë një dialog pragmatik.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..