Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të larta në BE.
Mirëpo, sektori turistik duhet të jetë i qartë se stina verore këtë vit do të jetë si ajo e vitit 2020.
Kjo është prognoza dimërore e Komisionit Evropian e përhapur sot në Bruksel dhe e cituar nga dnevnik.bg. Parashikimi është shoqëruar me një paralajmërim se pritjet mund të mos realizohen për shkak të rreziqeve rreth përhapjes së infeksionit dhe furnizimeve të vonuara të vaksinave.Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..