Deri më 90 ditë pushimi pa pagesë gjatë vitit 2021 do të konsiderohen si stazh pune dhe sigurimi. Këtë e vendosi përfundimisht në lexim të dytë Parlamenti, duke bërë ndryshime në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë njerëzit, të cilët janë me leje pa pagesë për shkak të pandemisë, nuk do të humbin të drejtën e pensionimit, ose dëmshpërblimit për papunësi, për shkak të ndërprerjes së stazhit, ndërsa punëdhënësit do të mund ta ruajnë për më shumë kohë vendin e punës, transmetoi BTA.
Për shkak të krizës së koronavirusit, shteti tashmë e zgjat dy herë periudhën për pushime të papaguara në 60 ditë, sepse para vitit 2020, pushimet e lejuara pa pagesë ishin 30 ditë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..