Mbi 6.6 mlrd leva (3 mlrd euro) më shumë në krahasim me vitin 2017 ka investuar qeveria për të ardhura dhe pensione gjatë mandatit të tanishëm, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë vizitës së tij në Jamboll.
Ministri i Financave Kirill Ananiev shtoi se gjatë katër viteve të fundit për pensionistët janë livruar 52 mlrd leva (27 mlrd euro) dhe rritja e pensioneve është 37%.
Të punësuarit në sferën buxhetore – mësuesit, policët dhe mjekët kanë marrë 33 mlrd leva (17 mlrd euro). Rrita e pagave të tyre është 62%.
“Autoriteti vendas dhe ai qendror punojnë në një sinkron të plotë”, ka komentuar Bojko Borisov, cituar nga zyra e shtypit e qeverisë.
Derisa Kryeministri është në Jamboll qytetarë të pakënaqur zhvilluan një procesion me automjete deri në shtëpinë e tij në Bankja, duke ngulur këmbë për dorëheqjen e qeverisë.Ministria e Shëndetësisë po përgatit një program për testimin në shtëpi të kancerit të zorrës së trashë dhe qafës së mitrës. Testet do të jenë falas dhe do të shpërndahen nga mjekët e përgjithshëm dhe inspektoratet rajonale shëndetësore, njoftoi..
Mosha e daljes në pension nuk duhet të ndryshohet - ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ai kujtoi se sipas ligjit, deri në vitin 2037ajo duhet të mbushë 65 vjeç...
Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet nën moton "Jo përparësisë së punës me kualifikim të ulët mbi dijen". “Eventi është një iniciativë..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..