Vitin e radhës në Sofje zhvillohet një demonstratë antifashiste me moton “Pa nazistë në rrugët tona!”.
Në një demonstratë në bulevardet qendrore të Sofjes protestuesit thërrisnin “Sofja nuk është qytet nazist!” dhe mbanin pankarta me shkrim "Njerëz, kujdes!" dhe "Pa nazistë në rrugët tona!"
"Kjo është forma jonë e protestës kundër “Lukovmarshit” - një ngjarje pro-fashiste, ksenofobe dhe ekstremiste, me të cilën nuk mund të pajtohemi," tha eurodeputeti Petër Vitanov.
Më herët parti të ndryshme dhe organizata joqeveritare gjithashtu shpallën se janë kundër “Lukovmarshit” - një procesion mbrëmjeje i neo-nazistëve në kujtim të gjen. Hristo Llukov /një oficer bullgar, Ministër i Luftës në Mbretërinë Bullgare në periudhën 1935-1938 dhe udhëheqës i organizatës ultranacionaliste “Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare, i cili është vrarë nga një grup luftarak komunist/.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..