Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ndaj Kryeministrit: “Ky është teatër për njerëz naivë”

Foto: Llatinka Svetozarova

“Ky është teatër për njerëz naivë. Unë e di shumë mirë nga vijnë sulmet kundër meje dhe familjes sime".  Kështu Presidenti Rumen Radev komentoi thirrjen e Kryeministrit Bojko Borisov për të mos i futur fëmijët në politikë. Kryeministri e bëri këtë apel në lidhje me njoftimet për pjesëmarrjen e djalit të Rumen Radevit në një festë në qendër të Sofjes, megjithë masat kundërepidemike.

Kreu i Shtetit theksoi se protestat e bullgarëve janë rezultat i politikave dhe veprimeve të Kryeministrit. "Bullgarët protestojnë disa muaj me radhë nën dritaret e Këshillit të Ministrave, por atje nuk ka askë," shtoi presidenti.

Kreu i Shtetit parashikon se pas zgjedhjeve do të kemi një parlament të copëtuar.

Rumen Radev mori pjesë në Pleven në një ritual të prerjes së hardhive me rastin e Ditës së Shën Trifonit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 majin 2025

Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..

botuar më 25-05-14 7.35.MD

Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar

Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..

botuar më 25-05-14 5.45.MD

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..

botuar më 25-05-14 3.03.MD