I lindur në qytetin Smoljan, në zemër të maleve Rodopi, Zhivko Vasilev rritet me bukurinë e folklorit nga kjo krahinë e Bullgarisë. Fyelli është instrumenti, përmes të cilit ai mëson, zhvillon dhe ruan traditat muzikore rodopëse. Instrumentist i ri dhe shumë i talentuar, Zhivkoja del jashtë kufijve të së njohurës dhe eksperimenton. Për këtë e ndihmon arsimi i tij muzikor, kultura e pasur dhe puna me muzikantë bullgarë dhe të huaj. Aktualisht ai është student në Codars - një nga universitetet më prestigjioze në Holandë, kurse gjatë vitit të fundit punon me këmbëngulje të madhe mbi projektin e tij të fundit.
“Albumi im i ri quhet "Places" (“Vende”)- tregon muzikanti. Emri është i lidhur me të gjitha vendettë cilat pata mundësi të vizitoj si muzikant. Këto janë më shumë se 30 shtete në disa kontinente, në të cilat kam pasur kënaqësinë të ekzekutoj muzikë gjatë 10-15 vjetëve të fundit. Çdo gjë të cilën e kam parë nëpër këto vende më frymëzoi të krijoj 11 pjesët origjinale në album. Në incizimet marrin pjesë xhazmenë të shkëlqyer nga Bullgaria dhe Evropa. Doja që të ketë më shumë të huaj mes tyre. Prej njëfarë kohe jetoj në Holandë, ku u njoha me muzikantë të shkëlqyer, por për shkak të pandemisë nuk kishte sesi të përfshiheshin. Nga ana tjetër, ky doli një shkak i shkëlqyer të ekzekutoj Places me disa nga muzikantët më të talentuar bullgarë. Gjithmonë kam pasur interes ndaj gjinive të tjera, pavarësisht nga fakti se fillova me folklor. Pas kësaj i kushtova vëmendje xhazit dhe klasikes. Në këtë album bëj referenca ndaj muzikës botërore, sintetizoj stile të ndryshme. Tani për herë të parë kompozoj për një grup kaq të madh. Këtë “udhëtimin tim” nëpër botë e pasqyroj në pamjen e larmishme dhe të pasur muzikore.”
Zhivkoja tregoi akoma se gjatë dhjetë vjetëve të fundit punon me muzikantë jashtëzakonisht të mirë të huaj, disa nga të cilët janë mbajtës të çmimit Grami. Një prej tyre është Juan Garcia Herreros - një basist i famshëm kolumbian. Me të përpara disa vjetëve ka incizuar një album, kanë marrë pjesë dhe në xhaz-festivalin në Bogota.
Kohët e fundit ai ekzekuton me bandën holandeze Arifa, por me buzëqeshje sqaron se muzikantët e tjerë janë nga Turqia, Gjermania, Hungaria dhe asnjë holandez. Ja sesi e perceptojnë instrumentin tradicional bullgar kolegët nga kombësitë e tjera:
“Fyelli gjithmonë është i perceptuar nga të huajt si ekzotikë. Dëshira ime është që ta bëj këtë instrument të njohur. Ekzekutoj barok, muzikë klasike në fyell, që fare nuk është gjë e lehtë, meqenëse ka mundësi të kufizuara, në ndryshim nga instrumentet klasike. Mundohem në mënyrë maksimale të zhvilloj cilësitë dhe potencialin e fyellit, ndërsa gjatë kohës së fundit fillova ta modifikoj. Kështu me dajën tim krijuam një fyell prej qelqi. Ai ka një tingëllim shumë interesant dhe do ta shtoj ndaj koleksionit tim të pasur prej fyejve”.
Dizajni i kopërtinës së "Places" është vepër e Deljan Sllavovit, kurse për tingëllimin e mirë i detyrohemi Svilen Angjellovit. Albumi është i incizuar në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Pritet që të prezantohet në xhaz-festivale të ndryshme dhe skena koncertesh.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..