Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit bullgarë filluan takime me partitë kryesore politike

Foto: BGNES

Asociacioni i Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë inicioi një sërë takimesh me përfaqësues të partive dhe koalicioneve, të cilat sipas agjencive sociologjike do të hyjnë në Asamblenë e 45-të Kombëtare. Sot, në një takim me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në vend, punëdhënësit ranë dakord për takime mujore pas zgjedhjeve.

"Unë e konsideroj këtë si një hap të mirë përpara në procesin e përfshirjes së qytetarëve të lirë dhe aktivë në vendimmarrjen politike dhe në monitorimin e zbatimit të këtyre vendimeve," tha kryetari i DPS-së Mustafa Karadajë. Punëdhënësit thanë se kanë rënë dakord për nisma të përbashkëta legjislative.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen

Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..

botuar më 25-11-24 6.42.MD
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

Zëvendëspresidentja: Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..

botuar më 25-11-24 6.11.MD