Grigor Dimitrov, i vendosur nën № 18 në skemën e Kampionatit të Hapur Australian Open, u eliminua në çerekfinalet pasi pësoi një traumë. Bullgari humbi nga rusi Asllan Karacev pas rezultateve 6:2, 4:6, 1:6, 2:6 në “Rod Laver Arina” në Melburn, pasi në dy setet e fundit tenisti ynë më i mirë në histori u torturua nga dhimbja e fortë shpine.
Pas ndeshjes, Dimitrov kërkoi një timeout mjekësor dhe u trajtua në dhomën e zhveshjes.
Dimitrov largohet me 180 pikë për renditjen botërore, dhe javën e ardhshme ai do të ngjitet në vendin e 17-të.
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..