Fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill në vendin tonë nuk ka filluar ende, por ekspertët dhe vëzhguesit politikë tanimë po bëjnë prognozat e veta. Ndaj momentit ato janë më tepër për karakterin e fushatës së ardhshme dhe jo kaq për idetë dhe politikat, të cilat do të mbrojnë formacionet e veçanta politike. Shkaku është i thjeshtë –akoma nuk është e qartë as pamja e listave, as programet e kandidatëve, të cilat duan të jenë pjesë nga Kuvendi i 45 Popullor. Po vihet re një situatë e pazakonshme. Kriza si rezultat i pandemisë, shkaktoi tek njerëzit një frikë për shpëtim dhe mbijetesë, të kombinuar me një luftë për pushtet. Këto janë dy anësime thjesht njerëzore, por shumë të fuqishme, të cilat mbase në kohëra më të qeta, mundin të frenohen, por tani janë diçka dominuese, që padyshim do të vazhdojë akoma për një periudhë kohe, prognozon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, antropologu social Harallan Aleksandrov:
“Unë mendoj se populli bullgar do të verë të gjithë lojtarët politikë në një regjim të bisedimeve, pavarësisht nga kritikat dhe neveritë midis tyre - thotë ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Kjo do të ndodhë, meqenëse është më se e mundur që parlamenti të jetë mjaft i larmishëm dhe i gjallë, me përfaqësim të mjaftueshëm në të gjitha aspektet, gjendjet shpirtërore, emocionet dhe vizionet për të ardhmen. Nuk ka një mënyrë më të sigurt të mund të stabilizohet një shoqëri, nga kjo të prezantohen që të gjitha pikëpamjet. Kuptohet që të mund të ndodhë kjo, është e domosdoshme një pjekuri, mençuri dhe gatishmëri për kompromise të pranueshme midis lojtarëve politikë”.
Përkundër udhëheqjes së fortë që po vërehet në pothuajse çdo një nga partitë kandidate për parlamentin e ardhshëm, nuk duhet të nënvleftësohet dhe personaliteti i presidentit, pavarësisht se ai nuk është në krye të ndonjë formacioni politik.
“Nuk ka asnjë lloj dyshimi se ai pozicionohet si lider i perspektivës kritike ndaj kësaj, që po ndodh në Bullgari - shpjegon Harallan Aleksandrov. Ka tepër shumë njerëz në vendin tonë, të cilët në mënyrë të dhimbshme përjetojnë realitetin, nuk mund ta pranojnë. Ata kanë ndjenjën se bota jonë ka shumë të meta, më në veçanti duke e krahasuar me këtë të shoqërive më të përparuara. Ata kenë nevojë për liderë të tillë, të cilët ta mbajë këtë kurs dhe në këtë kuptim, presidenti bën shumë mirë.”
Një tendencë të ngjashme në qëndrimet publike është plotësisht e justifikuar pas pak më shumë se 1 dhjetëvjeçar, në të cilin një nga partitë është pjesëmarrëse e pazëvendësueshme në drejtim.
“Partia GERB formoi një model të tillë feudali të tipit socialist, saqë u shkrinë me shtetin dhe nuk mund të jetojnë jashtë pushtetit. Kështu që ata do të bëjnë çdo gjë të mundur, përmes institucioneve shtetërore të gllabëruara prej tyre, të mos të ketë zgjedhje të ndershme” - komenton politologu Evgjenij Dajnov përpara Radios Kombëtare Bullgare.
Mospranimi i modelit të krijuar nga drejtuesit çon deri në këtë që simpatizantët e tyre të votojnë madjekundra tyre, në emër të kësaj që hegjemonia të cilën e kanë në disa rajone, të ndërpritet, kurse Bojko Borisovi të mund të ndalohet - mendon Dajnov. Sa u përket dyshimeve në ndershmërinë e votimit, ai është kategorik se ilaçi i vetëm kundra ndikimit të votës korporatave, nga e cila mund të përfitojë çdo një nga partitë e mëdha në regjione të caktuara të Bullgarisë, është mobilizimi maksimal i votuesve për të ushtruar të drejtën e tyre legjitime për të votuar.
Përpiloi Joan Kolev /në bazë të intervistave të Sillvija Velikovës dhe Petër Vollgjin, BNR - programi “Horizont”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv personal
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..