Procedura për pranimin e bullgarëve nga jashtë në universitetet shtetërore do të lehtësohet, sipas ndryshimeve të përgatitura nga Ministria e Arsimit. Ato u diskutuan online midis Ministrit Krasimir Vallçev dhe Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë, njoftoi BTA.
Lehtësimet do të jenë për afatet e aplikimit dhe përgatitjen gjuhësore, vendet për mësim do të caktohen konkretisht dhe do të botohen për diskutim publik. Kandidatë studentët bullgarë nga jashtë do të hyjnë në universitetet e subvencionuara nga shteti dhe nuk do të paguajnë arsimin. Atyre do t’u kërkohet të kenë përfunduar të paktën dy vjet shkollë të mesme në një shkollë bullgare të fundjavës (të ashtuquajturat shkolla të së dielës) jashtë vendit, njëri prej të cilëve duhet të jetë në klasën e 12-të.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...