Mostrat pozitive të Covid-19 në Bullgari për 24 orët e fundit janë 1463, që është gati 11 për qind e 11 303 testeve të kryera. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 26 nga rastet e reja janë me personel mjekësor. Ka 3775 pacientë me Covid-19 në spitale, nga të cilët 316 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 346 njerëz u shëruan dhe 35 pacientë vdiqën.
Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje - 363, Burgas - 191 dhe Plovdiv - 97.
Të vaksinuarit arritën 13 754 persona, pasi vaksina e "AstraZeneca" filloi të bëhet për të gjithë mbi moshën 18 vjeç. Sipas planit, gjatë fundjavës duhet të sigurohet një mundësi për vaksinim masiv në qendrat rajonale të vendit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..