Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsit, Ujëvara Niagara, e cila çdo natë ndriçon me ngjyra të ndryshme, do të shkëlqejë në ngjyrat e flamurit bullgar. Nisma është me rastin e 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Kanadasë. Organizator është Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Shfaqja e dritës më 3 Mars do të jetë shihet midis orës 22:00 dhe 22:15 me kohën kanadeze (05:00 - 05:15 me kohën bullgare) si nga bregu i Kanadasë ashtu edhe nga ai i ShBA. Mund të ndiqet gjithashtu direkt në faqen e Facebook të Konsullatës sonë të Përgjithshme në Toronto.
Marrëdhëniet diplomatike midis Bullgarisë dhe Kanadasë u vendosën zyrtarisht më 30 qershor 1966. Në 1967 u hap një Ambasadë Bullgare në Otava, dhe në 1976 Konsullata e Përgjithshme në Toronto. Pas ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore, interesi i Kanadasë ndaj rajonit u rrit. Që nga 1 dhjetori 2017, kufizimet e vizave për qëndrim afatshkurtër në territorin e Kanadasë për të gjithë qytetarët bullgarë u hoqën.
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e..