“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për vdekjen e Papa Françeskut. Sipas fjalëve të tij, kreu i Kishës Katolike Romake do të mbetet përgjithmonë një simbol i paqes, dhembshurisë dhe unitetit. "Mesazhi i tij i shpresës dhe vëllazërisë le të vazhdojë të udhëheqë botën në kohët e vështira që jetojmë. Një homazh për kujtimin e tij të ndritshëm", shkroi gjithashtu kryeministri, sipas të cilit udhëheqja morale dhe angazhimi i Papa Françeskut për dialog do të kujtohen nga brezat.
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, komentoi në Bosilegrad: “Kur kreu i Kishës Katolike Romake paraqitet para Zotit në ditën e dytë të Pashkëve, është e trishtueshme, por në të njëjtën kohë ky është momenti kur duhet t’i themi vetes se ajo që bëri për Kishën Katolike dhe përpjekjet për paqe duhet të vazhdojnë.”
"Le të kujtojmë se jeta jonë këtu në Tokë është e shkurtër. Kuptimi i saj është Mbretëria e Qiellit", tha Patriku Daniill për Nova TV. Sipas tij, në muajt e fundit, Zoti kreu një mrekulli, sepse pavarësisht gjendjes së rëndë të Papës, ai e ngriti atë në këmbë. "Ne të gjithë do të lutemi për një zgjedhje të suksesshme të pasardhësit të Papa Françeskut", shtoi patriku.
“Ne kremtojmë Pashkën e Jezusit tek Ati, dhe Papa Françesku gjithashtu bëri kalimin e tij tek Ati, në përjetësi”, tha Rumen Stanev, ndihmëspeshkop i Dioqezës së Sofjes dhe Plovdivit dhe peshkop titullar i Simidikës. Ai njoftoi se nuk do të ketë shërbesa të veçanta për vdekjen e kreut të Kishës Katolike Romake: "Ne, si e gjithë bota, jemi në zi - do të marrim pjesë shpirtërisht në funeral dhe do të lutemi në liturgjitë për papën e ndjerë".
“Nuk mund t’i harrojmë të gjitha fjalët e Papa Françeskut për migrantët që kërkojnë jetën e tyre të re në Perëndim, fjalët e tij për të burgosurit, fjalët e tij për paqen, fjalët e tij për të gjitha situatat e vështira me të cilat jeton kjo botë – gjithmonë me një shpresë se të gjithë njerëzit mund të përfshihen për të ndryshuar këto situata të vështira në diçka shumë më të mirë”, tha Vallter Gora, famullitar në Kishën Katolike “Shën Pali i Kryqit” në qytetin Ruse.
"Shenjtëria e Tij Papa Françesku ia kushtoi shërbesën e tij paqes, mirëkuptimit dhe unitetit midis popujve", shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social X. Ai theksoi se kreu i Kishës Katolike Romake mbrojti njerëzimin, të drejtën për jetë dhe drejtësinë gjatë një periudhe sprovash të mëdha për racën njerëzore.
"Komuniteti mysliman në Republikën e Bullgarisë do ta mbajë në zemrat e veta kujtimin e përkushtimit të tij në shërbim të paqes, humanizmit dhe hapjes së tij ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme, si dhe përpjekjet e tij për të promovuar mirësinë dhe spiritualitetin midis besimtarëve në mbarë botën", thanë nga Zyra e Kryemyftiut. Ata shtojnë se do t’i kujtojnë me respekt takimet e Papës me Kryemyftiun Mustafa Haxhi - si në Vatikan në vitin 2023 ashtu edhe në Sofje në vitin 2019, kur ata së bashku u lutën për paqe midis feve dhe popujve.
Bashkësia fetare e hebrenjve në Bullgari shprehu ngushëllime për bashkësinë katolike në vendin tonë dhe miliona njerëz në mbarë botën që vajtojnë udhëheqësin e tyre shpirtëror. “Me hidhërim mësuam për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut - një udhëheqës shpirtëror që la gjurmë të thella me humanitetin, mençurinë dhe përpjekjen e tij për paqe midis popujve”, thuhet në letrën e Këshillit Shpirtëror Qendror Izraelit.
Foto: AP Photo, Qendra e Shtypit e Kuvendit Popullor, BGNES, Zyra e Shtypit e VatikanitNga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..
Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të..
Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..
Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh..
Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e..
Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson..