Me skemën e furnizimit, deri në fund të këtij muaji vaksinat e disponueshme do të jenë në dispozicion për të gjithë, njoftoi BTA, duke cituar inspektorin shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Më shumë se 500 000 doza të të tre llojeve të vaksinave pritet të furnizohen në mars dhe të gjithë do të jenë në gjendje të imunizohen, ishte kategorik Kunçev. Ai shtoi se ndërsa ka njerëz që presin imunizimin, orari i punës nuk do të respektohet dhe të gjithë do të shërbehen. Sipas tij, në fund të marsit Bullgaria do të marrë vaksinën e re Jansen, e cila aktualisht po vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo do të jetë me një dozë të vetme, gjë që do të lehtësojë më tej procesin e imunizimit
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..