Pas një ndërprerje 30-vjeçare, Bullgaria rivendos përfaqësinë e saj të turizmit në Ministrinë e Turizmit në Poloni. Ajo do të hapet më 22 shkurt nga Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova. “Qëllimi kryesor i programit për reklamën turistike kombëtare për vitin 2021 është krijimi i besimit dhe imponimi i një imazhi pozitiv të Bullgarisë si një destinacion i sigurt dhe i preferuar turistik, duke ofruar një produkt turistik të qëndrueshëm, të larmishëm dhe me cilësi të lartë gjatë katër sezoneve të vitit”, tha Ministrja Nikollova para Radios Kombëtare Bullgare. Sipas të dhënave të ministrisë, në vitin e kaluar 2020, më shumë se 85 mijë turistë polakë kanë vizituar vendin tonë. Përveç Polonisë, përfaqësia bullgare do të përgjigjet për Katër vendet e Vishegradit, Letoninë dhe Lituaninë. Sipas Ministres Nikollova, të gjitha këto vende janë një treg i madh dhe vendi ynë duhet të përpiqet të jetë përsëri në fokusin e interesit të tyre.
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..
Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja..