Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria pret mesazhe të qarta nga politikanët

Foto: arkiv

Pothuajse dy herë më shumë do të jenë partitë politike të cilat do të rivalizojnë për votat e bullgarëve gjatë zgjedhjeve parlamentare më 4 prill. Kjo u bë e qartë pas përfundimit të fushatës së regjistrimit në Komisionit Qendror Zgjedhor. Dhe pasi u hoq pikëpyetja për lojtarët politikë, në rendin e ditës mbeten të panjohurat rreth cilësisë së fushatës paraelektorale dhe rezultateve të votës.

“Fushata komprometuese tashmë filloi”, komentoi para Radios Kombëtare Bullgare regjisori dhe ekspert i fushatave politike Nidall Allgafari. Sipas tij që prej kohe njerëzit në Bullgari kërkojnë variant te i cili të ndalohen zënkat në nivel të ulët politik.

“Ata duan të kenë një hapësirë të qartë të majtë, të veçuar nga ata që paraqiten si të tillë, nga e djathta - të shpjegojnë se çfarë është kjo e djathtë dhe çfarë do të bënin dhe do të arrinin. Duan politikanë të cilët janë oratorë të mirë – për fat të keq ne nuk kemi të tillë me përjashtime të vogla – të cilët mund të përçojnë idetë e partive te njerëzit në Bullgari.”

Për herë të parë në skenën politike del një koalicion emiri i të cilit rrezaton agresion – “Çohu! Mutri, jashtë!” – projekti i Maja Manollovës dhe Trios Helmuese, të cilët qëndruan prapa protestave kundër pushtetarëve që nga vera e këtej. “Ata provojnë të përdorin mbetjet e negativizmit dhe të protestave sepse u bënë të njohur me këtë”, komentoi Allgafari. Në fakt ky është një nga pak koalicionet (gjithsej 8) që u regjistruan për pjesëmarrje në zgjedhjet.

“Partitë më të vogla në vend që të kërkonin koalicion u regjistruan veçmas - analizoi para Radios Kombëtare Bullgare politologu Përvan Simeonov. – Kjo është ndoshta për shkak të dy gjërave. Njëra është pragmatike – pjesa e madhe prej tyre dinë se nuk do të kalojnë barrierën nga 4 për qind për pjesëmarrje në parlament dhe kështu dëshirojnë të ruajnë subvencionimin shtetëror në se do të kalojnë 1 për qind.”

Sipas politologut në rendin e ditës është formula 5+2. “Pesë parti në dukje të sigurta – GERB, Partia Socialiste Bullgare, “Ka një popull të tillë”, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe Bullgaria Demokratike dhe dy formacione me perspektivën për të hyrë në parlament në se realizojnë fushatë të mirë – këto janë “Çohu! Mutri jashtë!” dhe VMRO e cila në  vitet e fundit mori idetë patriotike nga Koalicioni i Patriotëve të Bashkuar.

Sipas politologut Përvan Simeonov megjithatë, gjestet e pavarura që bëjnë Presidenti Rumen Radev, drejtuesi televiziv Sllavi Trifonov dhe Bullgaria Demokratike duke refuzuar të bashkohen me koalicione të ndryshme janë ato që shoqëria porositi gjatë verës. Sa për Bojko Borisov, nëse deri para disa muajsh ishte e paimagjinueshme të flasim për një kabinet të ri të kryesuar prej tij, tani para Kryeministrit si lider i partisë në pushtet GERB kazusi është tjetër.

“Pyetja kryesore është nëse shoqëria bullgare do të tolerojë "Borisov 4" ose ai do të duhet të bëjë një hap mënjanë. Nga kjo pyetje vjen përpjekja për të ajrosur listat e kandidatëve. Kjo përbën një provë për t’i bërë partitë të duken pak më mirë. Kjo është përgjigja e protestave nga vera.”

Duke vëzhguar temat kryesore në axhendën politike, politologu tërheq vëmendjen edhe për një gjë tjetër: “Sa më shpejt të jetë e mundur duhet të shpërndahet ndjenja e një fushate politike përmes koronavirusit”, mendon Simeonov.

“E them përsëri - po kërkohen vlera të pastra, po kërkohet pozitivja. Sepse në verë kishte një ndarje dhe do të ketë shumë njerëz që do të thonë: nuk dua asnjëra palë as tjetra, dua që dikush me lajme pozitive të më japë një projekt, të më japë një horizont, qartësi. Kjo është ajo që po kërkohet dhe kjo është ajo që partitë po përpiqen të bëjnë, por deri më tani shumica e tyre thjesht po përpiqen.”

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistave të Diana Jankullovës dhe Diana Donçevës, BNR-Horizont)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD