Mandatet e drejtorëve të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ zgjaten nga 3 në 5 vjet. Me përfundimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm përfundon edhe mandati i anëtarëve të Bordeve të Menaxhimit. Këtë e parashikojnë ndryshimet në Ligjin për Radion dhe Televizionin, të parashtruara nga qeveria në Parlament.
Ato gjithashtu rregullojnë financimin e dy mediave në një mënyrë të re. Në vend të subvencionimit, ato do të marrin një transferim nga buxheti i shtetit, i cili do të kompensojë shpenzimet e tyre neto për realizimin e aktiviteteve të mediave në zbatimin e misionit të tyre publik dhe të licencës së lëshuar, njoftoi BNR.
Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e..
DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi..