Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër Covid-19 në kuadrin e të ashtuquajturave "Korridore të Gjelbra" në institucionin mjekësor është pezulluar përkohësisht për shkak të shterimit të sasive në dispozicion të vaksinave. Sidoqoftë, në institucionin shëndetësor imunizimi po vazhdon në kuadrin e fazave të veçanta, sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit të vendit, po vazhdon dhe vendosja e dozës së dytë të vaksinës atyre që tashmë janë imunizuar një herë.
I njëjti problem u raportua nga pika e vaksinimit e një spitali tjetër të Sofjes - "Shën Anna". Pikat do të rifillojnë punën kur atyre u shpërndahen sasi të reja vaksinash.
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..