Parlamenti ndryshoi Ligjin për të Huajt dhe lehtësoi migracionin e punonjësve. Shfuqizohet studimi i detyrueshëm i tregut të punës nga punëdhënësi, kur punëson shtetas të vendeve të treta dhe sigurimi i punës së pari për bullgarët.
Punonjësit nga vendet e treta nuk mund të jenë më shumë se 20% prej stafit të kompanisë, ndërsa në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të jenë deri në 35%.
Parashikohet që e drejta për të hyrë dhe qëndruar në territorin e Bullgarisë për studim dhe arsimim të shtetasve të vendeve të treta të mund të ushtrohet në bazë të njoftimit nga një shtet i dytë anëtar i BE dhe të mos ketë nevojë për një regjim lejeje. Studentët - shtetas të vendeve të treta të diplomuar në Bullgari gjithashtu lejohen të vazhdojnë të punojnë në vend.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..