Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë bullgare në luftërat për çlirim kombëtar

Basorelievi me Vojvoden Sirma dhe çetën e saj, një pjesë prej skulptorëve me luanë në Shkup
Foto: arkiv

Të panumërt janë heronjtë të cilët kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. Mes tyre nuk janë të pakta dhe bullgaret - heroina, të cilat jo vetëm se kanë ndihmuar baballarët, burrat, vëllezërit dhe djemtë e tyre gjatë kohës së luftërave, por kanë luftuar dhe me armë në dorë kundra sundimtarit. Për gratë luftëtare në historinë tonë flitet shumë pak dhe ato shpesh mbeten jashtë rrethit të vëmendjes.

“Dhe në studimet shkencore, dhe në librat e historisë burrat dhe gratë nuk janë të paraqitur në mënyrë të barabartë - nënvizon historiani Georgi Turturikov. Favorizohen veprimet heroike të meshkujve, sjellja dhe mënyra e mendimit, kurse ato të tillat të grave mbeten në plan të pasmë. Heroizmi nuk është përcaktuar kurrë seksualisht. Veprimet e grave bullgare me armë të ftohtë ose armë zjarri në dorë janë jo më pak të guximshme, energjike dhe produktive nga këto të meshkujve. Është i nevojshëm një qëndrim i ri, evitim i dogmave dhe thjesht një  shkrim deri në fund, por jo një rishkrim i historisë.”

Sirma Strezova, Rumena Vojvoda

Sipas historianit, vendi i bullgares në ato kohëra është nënvleftësuar, sepse para së gjithësh ajo është parë në rolin e saj tjetër - të nënës, frymëzueses, gruas, dhe kjo është normale për shoqërinë, në të cilën prej kohe është imponuar roli i fort i burrit, kurse shfaqjet, të cilat nuk kanë qenë tipike për të gjithë shtresën e grave, kanë mbetur më në anë. Por roli i bullgares në luftërat tona për çlirim është treguar si i rëndësishëm.  

“Në lëvizjen e hajdutëve, në të cilën në mënyrë të padiskutueshme një forcë në masë janë meshkujt, mund të tregohen emrat e të paktën 55 grave-hajdute. Mes tyre janë Sirma Strezova, Rumena Vojvoda, Guga, Maria, Rada Baraçkina dhe dhjetëra bullgare të tjera të jashtëzakonshme, luftëtare të vërteta.  Për pjesën më të madhe prej tyre mësojmë nga folklori, por kjo fare nuk do të thotë se informacioni i këngëve, legjendave dhe burimeve të tjera gojore duhet të injorohen. Përkundrazi, ai mund të plotësojë, ose të përkojë plotësisht me të dhënat tona të njohura të besueshme” – vë në dukje Georgi Turturikov.

Kryengritja e Prillit nga viti 1876 po kështu është e përmbushur me mjaftë shfaqje heroike dhe shembuj të ndritshëm të bullgareve trime.

Rajna Knjaginja, Maria Sutiç

Dhjetëra janë mbrojtëset e qyteteve Batak dhe Bracigovo, kurse në Perushtica përmenden 56 gra-kryengritëse në sfondin e përgjithësisht 600 mbrojtësve nga gjinia mashkullore. Në Kryengritjen e Prillit në fillim fare spikat figura e Rajna Knjaginjës, por përveç saj dallohen dhe heroina të tilla si Stojana Draganovska-Nishanxhijkata, mbrojtëset e guximshme të Perushticës - Ana Rajkova dhe Velika Stojanova, Rajna Knjaginja nga Klisura - Gana Najdenova, Maria Sutiç - gruaja e vetme në “Çetën Fluturuese” të revolucionarit Benkovski.

Hristina Hranova

“Të mos harrojmë dhe një grua tjetër të jashtëzakonshme- Hristina Hranova nga fshati Klisura. Paraqitjet e saj të para luftarake janë nga koha e Kryengritjes së Prillit, që e gjen në Batak. Gjatë luftës Ruso-Turke lufton tek qyteti Stara Zagora, Shipka dhe Shejnovo. Më vonë lufton në Luftën Serbo-Bullgare dhe në të  dyja Luftërat Ballkanike. Përveç të gjitha këtyre, ajo është dhe mamia e parë vepruese në Bullgari, kurse derisa jeton në qytetin Varna ajo bëhet dhe bullgarja e parë-shpëtimtare nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.”

Përveç saj në Luftën Ruso-Turke dihet se përfshihen po kështu Rajna nga qyteti Kazanllëk, e cila është në radhët e kompanive bullgare në Shipka, si dhe akoma 2 vajza/ në moshën 17,19 vjeçare/ Marica dhe Bojka, të cilat kanë marrë pjesë në betejat gjatë kalimit të qafës së Trojanit. Shumë shembuj mund të jepen  dhe nga koha pas Çlirimit. Në luftën Serbo-Bullgare(1885) lavdërohen të ashtuquajturat “Sirena të Vidinit”-Sofica Canova, Elena Zllatkoviçdhe Jona Markova, e cila lufton nën emrin Jon Markov. Edhe të tria janë të dekoruara me kryqin ushtarak “Për Trimëri”. Mbajtëse e të katër shkallëve të kryqit “Për Trimëri “ është Donka Ushlinova.

Jona Markova

“Duhet që të mos të barazojmë fare rolin e burrit dhe të gruas në histori, sepse këto role gjithmonë do të dallohen, por t’u jepet vendi i duhur dhe informacioni të jetë i pranishëm për të gjithë njerëzit, të cilët kanë kureshtjen të lexojnë dhe të njihen me faktet. Trimëria pak e harruar, heroizmi dhe përvoja luftarake e të gjithë atyre bullgareve të njohura e të panjohura meritojnë respekt dhe një vlerësim të mjaftueshëm. Ato nuk duhet të mbeten anonime për historinë” - është kategorik Georgi Turturikov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD