Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Veset” mbledh në një vend dobësitë e bullgarëve

Foto: polytechnic-museum.com

Përpara një shekulli, në fjalë të ëmbla bullgarët kanë pirë nga kafja e tyre a la turke, dhe nëse ajo nuk ka qenë me mjaft sheqer, e kanë shoqëruar me ndonjë tullumbë, llokume ose bakllava. Derisa kanë folur për politikë, janë zhytur në tymin e mjegullt të duhanit  me absintin në dorë. Kurse për tretjen e mirë të ushqimit kanë zgjatur dorë drejt ilaçit të provuar gjatë shekujve - rakia.

Cilat tundime u kanë dalë përpara bullgarëve dhe a u janë dorëzuar atyre ata me lehtësi? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep ekspozita me titull “Veset” në Muzeun Politeknik Kombëtar, që propozon për stacion të parë seksionin “Alkool & Paketim”.

“Një fakt kureshtar është se gjatë asaj kohe nuk kanë qenë shpërndarë butilet prej 500 dhe 750 gramë dhe pjesa më e madhe e pijeve janë shitur në butile 300 gramësh - tregon Madlen Janeva nga departamenti i “Marrëdhënieve me Publikun” në muze. Disa prej tyre janë dukur si krijime dhe prodhime të artit dhe me skicat e tyre ato i ngjanin siluetës të një trupi femëror të zhveshur ose të një sirene - sipas imagjinatës së atij që është duke pirë. Dallimi tjetër nga butilet e sotme është se nuk kanë pasur etiketa prej letre, por firma, prodhuesi, dhe viti janë gdhendur mbi qelq”.

Seksioni “Duhan, nuhatje e tjera” ndjek hyrjen e duhanit nëpër tokat tona dhe komercializimin  e një prej dobësive njerëzore. Kutitë e eksponuara prej cigareve, llullat, kutitë e duhanit - të dhëna nga Muzeu Historik në qytetin Gorna Orjahovica, si dhe të gjithë eksponatet e tjerë në ekspozitë, janë të pasuruara me tri sende të vlefshme nga “Koleksioni Mbretëror” i Muzeut Politeknik.


“E para është një kuti cigaresh prej argjendi, peshqesh të mbretit Ferdinand nga Shoqëria aksionare e pa identifikuar e Fabrikave të Bashkuara të Duhanit gjatë vitit 1912, me rastin  e 25 vjetorit nga ardhja e tij në fron - vazhdon tregimin e saj Madlen Janeva. Kutia, në bazë të projektit të piktorit Harallampi Taçev, është e punuar në atelienë e argjendarëve të njohur vjenezë dhe është zbukuruar me smalt me ngjyra, rubinë, safirë si dhe me një peizazh të bukur nga qyteti Plovdiv.


Eksponati tjetër është një kuti luksoze për papiruse, e dhuruar nga Dimitër Stavridis - pronar i “punishtes së duhanit Shqiponja” në Plovdiv dhe prodhues i purove të para bullgare, për kujtim nga inaugurimi i ekspozitës së Plovdivit gjatë vitit 1892.Tregojmë po kështu një komplet kafeje osmanе prej 11 filxhanëve në një kuti të bukur  me shenjën e sulltanit Abdul Hamid II, të prodhuar në uzinat  ruse të prodhimit të porcelanit Kuznecov në fund  të shekullit të 19. “

Në seksionin “Sheqer, kafe e tjera” theksi bie mbi rolin kyç të qytetit Gorna Orjahovica në fushën e ëmbëltorisë. Krahas me ëmbëlsirat, nëpër rrugët e qytetit  është shitur dhe salep - “Limonada” e bullgarëve të vjetër, të prodhuar nga një zhardhok orkideje dhe е ëmbëlsuar me sheqer ose me mjaltë.

“Fotografi arkivi dhe dokumente tregojnë për rrugicat tregtare, të cilat i kalojnë shoqëritë vendase, që të arrijnë deri tek adhuruesit e sheqerit - tregon akoma Madlen Janeva.  

Duke shikuar ekspozitën në Muzeun Politeknik Kombëtar (deri në fund të muajit maj), vizituesi kupton se tundimet nuk kanë ndryshuar shumë gjatë kohës. Ashtu si dhe dikur, bullgarët vazhdojnë të jenë me tabiate e të hanë me shije, të pinë, të pinë nga ndonjë duhan. Dhe siç përgjithëson Madlen Janeva, nuk është e domosdoshme që të ndryshojnë, sepse shenjtori i tepërt nuk është i dashur as për Zotin.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: polytechnic-museum.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD