Lojtarja bullgare e badmintonit Maria Micova është pezulluar nga pjesëmarrja në turneun e madh në Bazel, Zvicër, me një fond çmimi prej 130 mijë dollarësh.
Arsyeja është se ajo ka qenë në kontakt me një anëtar të ekipit bullgar, i cili doli pozitiv për koronavirus, njoftoi Federata Botërore e Badmintonit (BWF), cituar nga BNR - "Horizont".
Micova është në karantinë në hotelin zyrtar të turneut. Bullgaria do të përfaqësohet në turne nga Gabriella dhe Stefani Stoevi dhe nga Linda Zetchiri.
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev,..