Vala e tretë e shpërndarjes së koronavirusit tanimë është fakt dhe pikërisht asaj i dedikohet tendenca për një rritje graduale të sëmundshmërisë dhe zënies së shtretërve spitalor në Bullgari, shpalli në brifingun e rregullt për situatën aktuale epidemike në vend ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai dalloi dhe një fakt pozitiv – derisa gjatë javës së kaluar përkatësia midis numrit të porsa infektuarve kundrejt atij të të shëruarve ka qenë 3:1, gjatë kësaj jave vlerat janë 2:1.
Shtimi i rasteve me Covid-19 i dedikohet shpërndarjes shumë të shpejtë të variantit britanik, tha akoma ministri. Aktualisht po infektohen 285 veta në çdo 100 mijë, por dallimi midis rajoneve të veçanta është shumë i madh. Kështu për shembull në qytetin Kjustendill me koronavirus janë 487 në 100 mijë veta, kurse në qytetin Tërgovishte - 26 në 100 mijë. Kjo imponon aplikimin e një qasjeje lokale sa i përket masave kundraepidemike, deklaroi profesori Kostadin Angjellov. Ai dha si shembull Burgasin, ku sot shtabi regjional i ka anuluar operacionet e planifikuara dhe rekomandoi që këtë ta realizojnë dhe në qytetet Kjustendill, Pleven dhe Vraca.
Gjatë muajit mars presim të marrim 105 300 vaksina të “Fajzer/”Bionteh”, 85 200 të “Modernës” dhe 300 mijë të “Astra Zenekës”, njoftoi Bogdan Kirillov, kryetar i Agjencisë Ekzekutive për ilaçet. Tani për tani nuk ka një konfirmim nga Gjermania dhe Franca për sigurimin e vaksinave, të cilat t’i kthejmë në një fazë më to vonshme, shtoi ai.
Sa i përket fushatës zgjedhore dhe ngjarjet eventuale masive të partive ministri i shëndetësisë nënvizoi se, ngjarjet në të mbyllur janë të ndaluara me ligj. Ai rekomandoi që politikanët të kujdesen për shëndetin e zgjedhësve të vet, duke e zhvilluar agjitacionin në distancë, kurse takimet me njerëzit të bëhen në të hapur gjatë respektimit të distancës dhe me mjete mbrojtëse.
Profesori Kostadin Angjellov u kushtoi vëmendje dhe teorive konspirative kundra përfitimeve nga vaksinimi, të cilat shumë shpejt arrijnë deri tek më të prekshmit - njerëzit e moshuar. “Çdo ditë ne luftojmë me gënjeshtra”, deklaroi ministri. Ky është shkaku që gjatë ditëve të ardhshme në mediat kombëtare të lëshohet një video për të motivuar ata të cilët akoma janë në mëdyshje.
Bullgaria zë vendin e 18 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian. Deri në këtë moment afro 250 mijë veta janë të imunizuar kundra koronavirusit, kurse me dozën e dytë janë 41 mijë. Numri i të hospitalizuarve i tejkalon të 5 mijat. 48% nga shtretërit për pacientë të pa komplikuar janë të zënë në spitalet, si dhe 51% nga vendet në repartet intensive. 733 mjekë janë me Covid-19 në një total nga 10 309 që nga fillimi i epidemisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..