Dashuria, patriotizmi dhe krenaria për të përcaktuar veten si bullgarë janë karakteristike për bashkatdhetarët tanë në të gjithë botën. Është tepër prekëse kur dëgjosh sesi u dridhet zëri i tyre kur flasin për Nënën Bullgari. Me një ngazëllim të pafshehur bashkatdhetarët tanë që jetojnë në territorin e Republikës së Moldavisë thithin dhe shqiptojnë çdo fjalë për vendin tonë.
Bashkatdhetarët tanë në rajonin Taraklija, ku banon një popullsi kompakte bullgare, janë jashtëzakonisht të bashkuar dhe ruajnë me zell çdo kujtim, traditë, dhuratë nga Bullgaria. Pikërisht me ruajtjen e traditave dhe kujtesën historike për atdheun e tyre paraardhës lidhet projekti për krijimin e 7 këndeve të historisë, kulturës dhe letërsisë bullgare në 7 shkolla në Moldavi. Ai realizohet nga Fondacioni Moldavian “Shpirti Bullgar” dhe Asociacioni Bullgar “Prek ylberin”.
“Projekti që ne aktualisht po zbatojmë po ndodh falë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Moldavi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Denisllava Angellova, kryetare e Këshillit Drejtues të Asociacionit. - Për iniciativën morëm mbështetjen e shumë muzeve, bashkive, institucioneve shtetërore, personave private të cilët mbajnë bullgaren në vetvete. Ne arritëm të krijojmë një kopje të “Historisë Sllavo-bullgare”, të Thesarit nga Panagjurishte, shumë prej muzeve na siguruan kopje të fotografive të revolucionarëve të njohur.”
Me ndihmën e ekspertëve të muzeve në Batak, Smoljan, Kazanllëk, Karllovo, Panagjurishte dhe Vraca u shkruan edhe tekste të cilat zbulojnë veprat më të rëndësishme të heronjve të prezantuar, në mënyrë që nxënësit të provokohen për të mësuar më shumë për ta.
Përveç materialeve historike në ato kënde do të prezantohen edhe 7 veshje popullore nga krahina të ndryshme etnografike të Bullgarisë, bashkë me uniforma të gardës dhe të vullnetarëve bullgarë në Luftën Ruso-Turke nga vitet 1877-1878 që ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Ndër dhuratat ka edhe shumë libra me tematikë historike dhe vepra të krijuesve të dalluar bullgarë.
Me ndihmën e fondacionit moldavian, Denisllava dhe ekipi i saj realizojnë edhe ëndrrën e nxënësve të disa shkollave lidhur me sportin. Falë klubeve profesionale futbollistike bullgare, 6 shkolla në Moldavi formojnë ekipe të tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë iu përgjigj lutjes së banorëve të qytetit Tvardica, rajoni i Taraklisë, të cilët dëshirojnë që në qytet të ngrihet një monument i viktimave të Luftës së Parë Botërore.
“Dëshira erdhi prej tyre me një letër të veçantë - thotë Denisllava Angellova. - Së bashku me ta bëmë projektin e monumentit. Ai u krijua nga arkitektja e re me rrënjë bullgare Alina Pasllar.”
Është i frytshëm bashkëpunimi i asociacionit bullgar me Universitetin Shtetëror të Tarakalisë “Grigorij Cambllak”. Udhëheqja e tij ndihmon organizimin e olimpiadës vjetore të gjuhës bullgare. Vendi i parë në të u jep mundësinë nxënësve në klasën e dymbëdhjetë të vazhdojnë arsimin e tyre në një universitet bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondacioni Moldavian “Shpirti Bullgar”, svetlina.online, catchtherainbow.eu, BGNESMe rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..