Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prognozat demografike mund ta bëjnë ndërtimin e banesave në Sofje të pakuptimtë

Foto: stroiteli

Një tendencë alarmante negative demografike po vërehet në botën e civilizuar jo vetëm  kohët e fundit. “Në vendet, në të cilat niveli kulturor dhe mirëqenia e popullsisë është më e ulët, jemi dëshmitarë  të një zhvillimi mjaft të stuhishëm demografik. Në ndryshim nga shtetet, në të cilat mirëqenia është në një nivel të lartë, kurse regjimet - demokratike. Në to, niveli i riprodhimit njerëzor është jashtëzakonisht i ulët". Në këtë mënyrë shkurtimisht i pasqyroi ndryshimet globale, të cilat na vërshuan akoma përpara pandemisë, psikologu nga Universiteti i Plovdivit profesor Veselin Vasilev.

Prandaj nuk duhet të na befasojë dhe konteksti i tyre bullgar. Prognozat për një rritje të fëmijëve të porsalindur tek ne pas bllokimit, në fillim të vitit të kaluar, mbetën të parealizuara, dhe rritja natyrore është akoma negative. Pavarësisht nga treguesit relativisht më të mirë demografik të kryeqytetit bullgar kundrejt qyteteve të tjera në vend, disa nga numrat janë mjaft alarmuese dhe shumë shpejt do të ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi sistemin social.

Treguesi unik demografik tregon raportin e varësisë demografike, me fjalë të tjera tregon sesa personave të aftë për punë u bie një numër i caktuar në një moshë të paaftë për punë - sqaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare sociologjia Nevena Germanova - Të dhënat për Sofjen tregojnë se në 100 veta në moshë të aftë për punë u bien 48 në moshë të paaftë për punë. Indikatori tjetër mjaft shqetësues është shkalla e zëvendësimit demografik. Të dhënat prej saj tregojnë se çdo 100 njerëz të cilët dalin nga tregu i punës, zëvendësohen prej 72”.  

Parashikimi aktual thotë se deri në vitin 2050 popullsia e kryeqytetit bullgar pothuajse nuk do të ndryshohet, dhe madje pritet që të ketë një ulje të vogël.

Duke marrë parasysh këto të dhëna, si dhe faktin se migracioni nga brendësia e vendit drejt Sofjes po pakësohet, nuk ka sesi të mos e pyesim veten se cila është domosdoshmëria e ndërtimit të godinave të reja për nevoja banimi në përpjesëtimet e lejuara nga plani aktual i përgjithshëm i zhvillimit të qytetit.

“Në të ka një resurs serioz të zonave të banuara, disa nga të cilat akoma nuk janë të përvetësuara - sqaroi urbanisti Emill Hristov. Krijohen shumë zona, në të cilat ndërtohen ndërtesa banimi të lejuara e të ligjshme, pa nevojë.

Sipas Hristovit, theksi në planifikimin urban duhet të ndikojë në një masë më të madhe në rinovimin e stokut të ndërtesave në kryeqytet.

“Mjaft i amortizuar është fondi i vjetër i godinave. Përtëritja konstruktive dhe ajo energjetike janë shumë të rëndësishme . Bëmë studime dhe konstatuam se blloqet e panelit nuk janë më kritikët për sa i përket ndërtimit dhe rrezikut sizmik. Banesat problematike janë godinat më të vjetra në qendër. Ato janë të ndërtuara sipas kërkesave të vjetra normative, gjë e cila i bën më të rrezikshme.”

Urbanisti e këshilloi Bashkinë e Sofjes t'i kushtojë vëmendje më serioze strategjisë së vet  të banesave. Ndaj momentit një e tillë mungon, pavarësisht se për të flitet prej viteve.

Është e domosdoshme të mendohet një model, në bazë të të cilit të subvencionohen njerëzit, të cilët kanë nevojë prej banesave sociale. Të tillë janë familjet e reja, njerëzit e moshuar ose në një gjendje të pabarabartë.  Është e nevojshme të lehtësohet procedura për marrjen me qira të banesave komunale, si dhe të shtohet numri i tyre. Ndaj këtij momenti, Sofja është qyteti në Bashkimin Evropian me më pak banesa komunale ose sociale”.

Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistës së BNR-Radio-Sofja dhe BNR-Plovdiv/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD