Situata në vend është shumë shqetësuese. Gjatë javëve të fundit po shohim një rritje të rasteve të të porsainfektuarve me Covid-19, paralajmëroi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar profesor Vencisllav Mutafçijski. Në takimin tek kryeministri ai shprehu shqetësime nga shterimi i shtretërve spitalorë. Shqetësuese është dhe rritja e sëmundshmërisë dhe rritja e vdekshmërisë. “Sëmundshmëria po shënon rritje me mbi 13 për qind. Gjatë javës së fundit rritja e të vdekurve është 12,4 për qind, nga 9,6 në 100 000 veta, tani jemi në 11,95 për qind, shtoi Mutafçijski.
“Rritja e rasteve mund të evitohet vetëm nëpërmjet mënyrave, të cilat janë të vjetra, por të provuara. Nuk mund të mbështetemi në faktin se pandemia do të zhduket vetë. Duhet të ketë masa”, nënvizoi Mutafçijski.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..