Më 11 mars çdo vit Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Sofronij Vraçanski klerik bullgar, Peshkopi i qytetit Vraca, iluminist kombëtar dhe ndjekës i parë i veprës së Paisij Hilendarskit. Në qytetin Vraca, kremtja e shenjtorit i cili është mbrojtësi qiellor i eparkisë, do të shënohet me veprimtari të ndryshme në respektim të masave kufizuese.
Në shenje respekti të shenjtorit iluminist në kishën e vjetër “Ngjitja e Shenjtë” e cila është pjesë e kompleksit rilindës “Shën Sofronij Vraçanski” do të shërbehet një liturgji.
Sot, ditë të shenjtorit mbrojtës ka shkolla fillore më e vjetër në qytet. Në mënyrë që të veprojnë në përputhje me masat kufizuese, nxënësit nuk do të mblidhen në një vend. Një program festiv do të transmetohet në dhomat e klasave nga radioja shkollore.
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..